Bota

Palestinezët falën namazin e xhumasë mes rrënojave në Khan Yunis në xhaminë Al-Albani

Besimtarët palestinezë morën me vete sexhadet për t'u falur dhe pastruan sallën e xhamisë nga mbeturina e shkatërrimit izraelit.

Ajdin Aliji  | 17.10.2025 - Përdıtësım : 17.10.2025
Palestinezët falën namazin e xhumasë mes rrënojave në Khan Yunis në xhaminë Al-Albani Foto: Moiz Salhi/AA

Shkup

Palestinezët në Khan Younis falën namazin e xhumasë mes rrënojave të xhamisë Al-Albani e cila është thuajse e rrënuar nga bombardimet izraelite, raporton Anadolu.

Palestinezët falën namazin e xhumasë në rrënojat e xhamisë Al-Albani.

Besimtarët palestinezë morën me vete sexhadet për t'u falur dhe pastruan sallën e xhamisë nga mbeturina e shkatërrimit izraelit.

Javën e kaluar u arrit një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, bazuar në një plan të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Që nga tetori i vitit 2023, gjenocidi izraelit ka vrarë gati 68 mijë palestinezë në Rripin e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, duke e lënë enklavën e rrethuar kryesisht të pabanueshme, me shtëpi të shkatërruara.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın