Bota

Palestinezët e zhvendosur në Gaza rreshtohen për ushqim mes përkeqësimit të krizës së urisë

- Shumë prej tyre ecin me kilometra të tëra dhe presin me orë të tëra në kushte të vështira për t’u sjellë diçka familjeve të tyre, derisa uria në enklavën e rrethuar po thellohet

Abdulbesar Ademi  | 01.05.2025 - Përdıtësım : 01.05.2025
Palestinezët e zhvendosur në Gaza rreshtohen për ushqim mes përkeqësimit të krizës së urisë

Shkup

GAZA (AA) - Palestinezët e zhvendosur në Gaza mes përkeqësimit të krizës së urisë presin në radhë për ushqimin që organizatat humanitare mundohen të shpërndajnë, raporton Anadolu.

Dhjetëra palestinezë, përfshirë fëmijë, mblidhen rreth pikave të shpërndarjes së ushqimit, duke shpresuar të marrin një porcion ushqim.

Shumë prej tyre ecin me kilometra të tëra dhe presin me orë të tëra në kushte të vështira për t’u sjellë diçka familjeve të tyre, derisa uria në enklavën e rrethuar po thellohet.

2.4 milionë banorët e Gazës mbështeten pothuajse tërësisht në ndihmat humanitare të cilat janë ndërprerë që kur Izraeli mbylli kalimet kufitare Kerem Shalom, Zikim dhe Erez më 2 mars.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë të paktën 52 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra deh fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.