Bota

Palestinezët e zhvendosur në Gaza përballen me kushtet e ashpra të dimrit

Me afrimin e dimrit, këto tenda prej copës së hollë nuk i mbrojnë familjet palestineze të zhvendosura nga shiu dhe stuhitë

Ajdin Aliji  | 18.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Palestinezët e zhvendosur në Gaza përballen me kushtet e ashpra të dimrit

Shkup

Palestinezët e zhvendosur që jetojnë në një zonë tendash në lagjen Zeitoun në qytetin e Gazës po përpiqen të mbijetojnë nën shkatërrim, raporton Anadolu.

Në lagjen, e cila u shkatërrua plotësisht nga sulmet e forcave izraelite, qindra familje po përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara të ngritura në zona pranë detit.

Me afrimin e dimrit, këto tenda prej copës së hollë nuk i mbrojnë familjet palestineze të zhvendosura nga shiu dhe stuhitë.

Palestinezi i zhvendosur, Fadil Muhiddin, përshkroi situatën duke thënë: "Ne u bombarduam për një muaj gjatë sulmeve dhe e lamë zonën pa marrë asnjë nga sendet tona. Tenda që na dhanë nuk na mbron as nga shiu".

Islam Shaban, palestinezi i zhvendosur tha: "Kur mbërritëm në Zeitoun, gjithçka ishte shkatërruar, nuk kishte mbetur asnjë strukturë për të jetuar. Ajo që na dhanë nuk ishte as një tendë, por një rrip i hollë pëlhure. Me shiun e parë, tenda u shemb. Disa prej nesh mbetën në rrugë, të tjerë u strehuan në tenda të tjera. Nuk kemi banjo, as kuzhina".

"Asnjëri prej nesh nuk mund ta durojë më. Unë jam 36-vjeç dhe ende dridhem sa herë që ka shpërthim, edhe gruaja ime po ashtu. Kjo frikë është thelluar jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek ne të rriturit", tha Shaban.

Ne përjetuam luftë në vitet e kaluara, por situata sot është krejtësisht e ndryshme. Ata na thonë "armëpushim", por ne dëgjojmë zhurmat e bombave çdo ditë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın