Bota

Palestinezët e porsamartuar të ndarë për shkak të ndalimit të udhëtimit

Izraeli refuzon aplikimin për vizë të nuses palestineze, duke e ndaluar atë që të kthehet në Stamboll me bashkëshortin e saj

Erdoğan Çağatay Zontur  | 20.08.2019 - Përdıtësım : 21.08.2019
Palestinezët e porsamartuar të ndarë për shkak të ndalimit të udhëtimit

Ramallah

Izraeli po e ndalon një grua palestineze që të kthehet në Turqi pasi udhëtoi në Palestinë për t'u martuar me të fejuarin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet izraelite dje refuzuan aplikimin për vizë të palestinezes Mecdulin Hassune, duke e ndaluar atë që të kthehet në Stamboll, ku ajo jeton dhe punon me burrin e saj palestinez Muhammed Hayri, të cilit iu dha viza.

Që të dy janë të punësuar në Transmetuesin publik të Turqisë, TRT, në gjuhën arabe.

"Pa marrë parasysh, ne do të takohemi së shpejti", tha Hayri, i cili e pret bashkëshorten e tij në Stamboll.

Hayri e përshkruan veprimin e Izraelit si "joetik dhe të paligjshëm".

Hassune tha se çfarë kanë kaluar ata është "fytyra e shëmtuar e Izraelit që kufizon lirinë e udhëtimit dhe lirinë e fjalës dhe e bën jetën të padurueshme për palestinezët".

Ajo thekson se nuk është personi i vetëm që është viktimizuar.

"Populli palestinez po përjeton ofendime serioze për shkak të ndalesës për udhëtim nga Izraeli", tha ajo.

Akti i Izraelit për të ndaluar fjalën e lirë, duke kufizuar lirinë e udhëtimit dhe duke ndaluar lirinë e lëvizjes është dënuar nga Suedia, Irlanda dhe Danimarka, si dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat, siç është Amnesty International.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.