Bota

Palestinezët e dënuar me uri nga Izraeli, dynden drejt ndihmave humanitare të hedhura nga ajri

Palestinezi Mohammed Abu Shuheyba i cili ndodhej në zonë me shpresën për të marrë ndihmë, tha se u kthye pa mundur të marrë asgjë

Alban Agushi  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Palestinezët e dënuar me uri nga Izraeli, dynden drejt ndihmave humanitare të hedhura nga ajri Foto: Alaa Y. M. Abumohsen/AA

Ankara

Në Rripin e Gazës, i cili është nën sulmin dhe bllokadën izraelite, vazhdojnë përpjekjet për të hedhur ndihmë humanitare nga ajri, raporton Anadolu.

Palestinezët në përpjekje për të mbërritur në ndihmën e hedhur nga aeroplanë ushtarakë mallrash u mblodhën në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.

Një pjesë e palestinezëve të cilët pritën me orë të tëra nën diellin përvëlues, mbërritën në produktet e ndihmës e cila u hodh nga ajri.

Palestinezi Mohammed Abu Shuheyba i cili ndodhej në zonë me shpresën për të marrë ndihmë, tha se u kthye pa mundur të marrë asgjë.

Ai tha se ndodhet këtu për të siguruar ushqim për familjen e tij prej 10 anëtarësh, por për shkak të trazirave dhe ndihmës së pamjaftueshme, ai u kthye duarbosh.

Abu Shuheyba tha se ndihma duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë në rajon përmes agjencive ndërkombëtare të ndihmës ndërsa përpjekjet për hedhjen e ndihmës nga ajri ai i përshkroi si "vdekje".

I ndodhur nën sulmet dhe rrethimin e rreptë izraelit që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, Rripi i Gazës po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.192 ndërsa numri i të plagosurve në 157.114.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.