Palestinezët në Khan Younis hasin në vështirësi në aksesin ndaj ujit për shkak të bllokadës izraelite
Qasja në ujë të pastër mbetet shumë e kufizuar dhe e parregullt, duke përkeqësuar sfidat humanitare me të cilat përballen palestinezët ndërsa konflikti vazhdon
Shkup
Mes sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe një bllokade më të ashpër, kriza e ujit në Rripin e Gazës vazhdon, ndërkaq banorët në Khan Younis përdorin ujin e shpërndarë nga cisternat për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme, raporton Anadolu.
Qasja në ujë të pastër mbetet shumë e kufizuar dhe e parregullt, duke përkeqësuar sfidat humanitare me të cilat përballen palestinezët ndërsa konflikti vazhdon.
Që nga 2 marsi, Izraeli i ka mbyllur kalimet e Gazës për ndihmën ushqimore, mjekësore dhe humanitare, duke thelluar një krizë tashmë humanitare në enklavën palestineze.
Të paktën 52.600 palestinezë janë vrarë në Gaza në një sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Për luftën në enklavën palestineze, Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
