Bota

Palestinezët në Gaza rrezikojnë jetën për të arritur ndihmën e paktë humanitare mes sulmeve izraelite

Në Rafah, të paktën shtatë palestinezë u vranë dhe 30 u plagosën dje në një sulm ndaj civilëve që ishin mbledhur për ndihmë në veri të zonës Al-Shakoush

Shpetim Hiseni  | 04.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Palestinezët në Gaza rrezikojnë jetën për të arritur ndihmën e paktë humanitare mes sulmeve izraelite

Shkup

Palestinezët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar qasje në ndihmën e paktë humanitare, ndërsa forcat izraelite shënjestrojnë kërkuesit e ndihmës në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Në Rafah, të paktën shtatë palestinezë u vranë dhe 30 u plagosën dje në një sulm ndaj civilëve që ishin mbledhur për ndihmë në veri të zonës Al-Shakoush.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka kryer një luftë gjenocidale në Gaza, duke vrarë më shumë se 57.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga tetori i vitit 2023.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın