Palestinezët kthehen në shtëpitë e tyre të rrënuara në Gaza pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite
Ushtria izraelite shënjestroi kulla të larta në të gjithë qytetin, duke shembur dhjetëra ndërtesa që dikur simbolizonin zhvillimin e qytetit pas pushtimit. Sulmet gjithashtu shkatërruan restorante, kafene dhe vende argëtimi

Gaza
Teksa armëpushimi ka filluar të zbatohet në Gaza, dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga Qyteti Gaza po kthehen në qytetin e tyre të shkatërruar nga bombardimet izraelite, raporton Anadolu.
Ushtria izraelite goditi Qytetin Gaza me sulme ajrore dhe granatime artilerie në kuadër të një plani për të pushtuar të gjithë qytetin, ku banojnë më shumë se 1 milion palestinezë.
Si pjesë e sulmit, ushtria izraelite shënjestroi kulla të larta në të gjithë qytetin, duke shembur dhjetëra ndërtesa që dikur simbolizonin zhvillimin e qytetit pas pushtimit. Sulmet gjithashtu shkatërruan restorante, kafene dhe vende argëtimi në të gjithë qytetin.
Ushtria izraelite pretendoi se kullat e larta dyshohet se janë përdorur nga Hamasi për qëllime të mbledhjes së inteligjencës, pa dhënë prova specifike. Hamasi e ka mohuar vazhdimisht pretendimin izraelit.
OKB-ja ndalon shkatërrimin e pronës civile në zonat nën pushtim, përveç nëse është "absolutisht e nevojshme për operacione ushtarake”. OKB-ja ka përfshirë sulme të tilla izraelite ndër provat e shqyrtuara nga një komision hetimor, që arriti në përfundimin se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 67.600 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.