Bota

Palestinezët gjatë natës vazhdojnë të ikin nga Qyteti Gaza pas sulmeve ajrore izraelite

Të detyruar nga sulmet e rënda dhe urdhrat e evakuimit, civilët në Qytetin Gaza vazhdojnë të ikin drejt pjesëve jugore të enklavës ditë e natë përgjatë rrugës Al-Rashid nën kushte të tmerrshme

Abdulbesar Ademi  | 20.09.2025 - Përdıtësım : 20.09.2025
Palestinezët gjatë natës vazhdojnë të ikin nga Qyteti Gaza pas sulmeve ajrore izraelite Foto: Ahmed Jihad Ibrahim Al-arini/AA

Gaza

Palestinezët në Qytetin Gaza vazhdojnë të ikin drejt pjesëve jugore të enklavës nën kushte të tmerrshme pas sulmeve ajrore izraelite dhe nisjes së një sulmi tokësor, raporton Anadolu.

Të detyruar nga sulmet e rënda dhe urdhrat e evakuimit, civilët po lëvizin ditë e natë përgjatë rrugës Al-Rashid.

Që nga 27 maji, Izraeli ka operuar një mekanizëm shpërndarjeje të njëanshme të ndihmave përmes të ashtuquajturit "Fondacioni Humanitar i Gazës", i quajtur "kurth vdekjeje" nga palestinezët, i cili nuk njihet nga OKB-ja dhe grupet ndërkombëtare të ndihmës.

Forcat izraelite kanë shënjestruar vazhdimisht civilët që presin në këto pika të shpërndarjes së ndihmës, duke vrarë dhe plagosur mijëra.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka kryer një gjenocid në Gaza, duke vrarë të paktën 65.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Sulmi ka zhvendosur qindra mijëra dhe ka shkaktuar uri që ka marrë jetën e të paktën 435 personave, përfshirë 147 fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.