Bota

Palestinezët e zhvendosur strehohen në portin e shkatërruar në Gaza

Me pak alternative për strehim, shumë familje palestineze kanë ngritur tenda të improvizuara midis rrënojave, duke duruar kushte të vështira dhe të pasigurta të jetesës pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve

Abdulbesar Ademi  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
Palestinezët e zhvendosur strehohen në portin e shkatërruar në Gaza

Gaza

Porti Qarara në Rripin e Gazës, kryesisht i shkatërruar gjatë sulmeve izraelite, është kthyer në një strehë për palestinezët e zhvendosur që humbën shtëpitë e tyre, raporton Anadolu.

Zona e portit, e vendosur midis qyteteve Deir al-Balah dhe Khan Younis, shpesh sulmohet nga anijet detare izraelite që patrullojnë në det të hapur.

Me pak alternative për strehim në enklavën e rrethuar, shumë familje palestineze kanë ngritur tenda të improvizuara midis rrënojave, duke duruar kushte të vështira dhe të pasigurta të jetesës pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit 20-pikësh të presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën hyri në fuqi më 10 tetor, që përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani 20-pikësh gjithashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë të paktën 68.300 njerëz në Gaza dhe ka plagosur më shumë se 170.300 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.