Bota

Pakistani shënon 15-vjetorin e tërmetit të tmerrshëm të vitit 2005

Katastrofa më e keqe sizmike në historinë e vendit mori mbi 87.000 jetë njerëzish, la të plagosur më shumë se 138.000 dhe zhvendosi rreth 3.5 milion njerëz

Islam Uddin  | 08.10.2020 - Përdıtësım : 09.10.2020
Pakistani shënon 15-vjetorin e tërmetit të tmerrshëm të vitit 2005

Islamabad

Pakistani sot shënon 15-vjetorin e tërmetit në Kashmir të vitit 2005, katastrofa më e rëndë sizmike në historinë e vendit që mori mbi 87.000 jetë njerëzish në verilindje të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ceremoni e veçantë të lutjes u mbajtën në Muzaffarabad, kryeqyteti i administruar nga Pakistani Jammu dhe Kashmir dhe Balakot, një qytet në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, njoftoi Radio Pakistani i drejtuar nga shteti.

Të dy qytetet përjetuan barrën më të madhe të tërmetit shkatërrues 7.6 ballë më 8 tetor 2005. Epiqendra e tij ishte 19 kilometra në verilindje të Muzaffarabad-it.

Qeveria e Pakistanit caktoi ditën e enjte si "Dita Kombëtare e Përkujtimit", me një minutë heshtje në të gjitha qendrat e rrethit në ora 8:54 të mëngjesit, në momentin që tërmeti goditi rajonin e Himalajeve në Pakistanin verior dhe Kashmir.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, agjencia koordinuese e drejtuar nga shteti, rreth 87.350 njerëz, përfshirë 19.000 fëmijë, humbën jetën në katastrofë ndërsa mbi 138.000 të tjerë u plagosën.

Më shumë se 500.000 familje u prekën dhe rreth 3.5 milionë njerëz mbetën të pastrehë. Tërmeti dëmtoi mbi 780.000 ndërtesa, përfshirë 17.000 shkolla dhe shumë spitale.

Rreth 250.000 kafshë ferme u zhdukën në katastrofë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın