Pakistani rrëzon një fluturake pa pilot të Indisë
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Asif Gafur deklaroi se fluturakje indiane pa pilot kishte hyrë 150 metra në hapësirën ajrore të Pakistanit

Islamabad
Ushtria e Paksitanit ka rrëzuar një fluturake pa pilot të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Asif Gafur deklaroi se fluturakje indiane pa pilot kishte hyrë 150 metra në hapësirën ajrore të Pakistanit.
Gafur thotë se fluturakja pa pilot ishte përdorur për spiunazh.
Tensionet në rajonin e trazuar të Kashmirit eskaluan më 14 shkurt kur në një sulm me bombë ndaj një autokolone paramilitare u vranë 44 ushtarë indianë dhe 20 të tjerë u plagosën.
India për sulmin akuzoi Pakistanin ndërsa Islamabadi zyrtar hodhi poshtë akuzat dhe dënoi sulmin. Forcat e Indisë më 26 shkurt zhvilluan sulme ajrore mbi kampet që ndodhen branda kufirit pakistanez.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.