Bota

Pakistani pretendon se një ushtar i saj u vra afër kufirit afgan

Pakistani pretendon se pas disa operacioneve të sigurisë nga autoritetet në rajonin veriperëndimor të vendit, rrjeti terrorist "Tehreek-e-Taliban Pakistan" ka ngritur baza përtej kufirit për të sulmuar forcat e sigurisë dhe civilët

Ekip  | 14.10.2020 - Përdıtësım : 14.10.2020
Pakistani pretendon se një ushtar i saj u vra afër kufirit afgan

Islamabad

Ushtria e Pakistanit ka bërë të ditur se një ushtar pakistanez është qëlluar për vdekje nga ana afgane e kufirit në një pikë kontrolli të ushtrisë pakistaneze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë pakistaneze thuhet se incidenti ndodhi në rrethin veriperëndimor Bajaur përgjatë kufirit pakistanezo-afgan.

"Si rezultat, Havaldar Tanveer u martirizua, ndërsa një ushtar tjetër u plagos", tha ushtria.

Bajaur, një nga shtatë agjencitë në Zonat Fisnore të Administrua Federale, prej kohësh ka qenë shënjestra e militantëve të dyshuar besnikë ndaj grupit të ndaluar "Tehreek-e-Taliban Pakistan".

Pakistani pretendon se pas disa operacioneve të sigurisë nga autoritetet në rajonin veriperëndimor të vendit, rrjeti terrorist ka ngritur baza përtej kufirit për të sulmuar forcat e sigurisë dhe civilët.

Sulmi vjen mes bisedimeve të paqes brenda-afgane në Doha të Katarit, të cilat synojnë t'i japin fund konfliktit 19-vjeçar në Afganistan.

Islamabadi dhe Kabuli kanë paralajmëruar se "shkatërruesit" janë të pashpresë për të nxjerrë nga shinat procesin e paqes.

Në muajin dhjetor të vitit 2018, Pakistani organizoi bisedime të drejtpërdrejta midis Washingtonit dhe talibanëve, pas çka u hap rruga e marrëveshjes së paqes midis të dy palëve në bisedimet që filluan në muajin shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.