Bota

Pakistani dhe Kina mbajnë stërvitjen më të madhe detare

Marina e Pakistanit përmes një deklarate njoftoi se stërvitja e përbashkët detare Sea Guardian-3, që përfshin anije detare, nëndetëse dhe nëndetëse shpëtimi, filloi të shtunën me një ceremoni në kantierin detar të Karaçit

Amir Latif Arain  | 13.11.2023 - Përdıtësım : 16.11.2023
Pakistani dhe Kina mbajnë stërvitjen më të madhe detare

Karaçi

Marina pakistaneze dhe ajo kineze mbajnë stërvitjen e tyre detare më të madhe ndonjëherë në pjesën veriore të Detit Arabik për të rritur bashkëpunimin e sigurisë dhe për të përmirësuar nivelin e trajnimit luftarak dypalësh, transmeton Anadolu.

Marina e Pakistanit përmes një deklarate njoftoi se stërvitja e përbashkët detare Sea Guardian-3, që përfshin anije detare, nëndetëse dhe nëndetëse shpëtimi, filloi të shtunën me një ceremoni në kantierin detar të Karaçit.

Flotilja kineze e përbërë nga anije detare, helikopterë, avionë luftarakë, një nëndetëse dhe një nëndetëse shpëtimi, së bashku me një detashment të Korpusit të Marinsave, mbërritën në Karaçi për të marrë pjesë në stërvitje.

Gjatë stërvitjes, fregatat sulmuese së bashku me mjetet ajrore dhe pajisjet tjera, si dhe marinsat dhe forcat speciale nga marina pakistaneze dhe kineze, do të kryejnë stërvitje të përbashkëta dhe manovra detare të nivelit të avancuar në pjesën veriore të Detit Arabik, përveç aktiviteteve profesionale dhe sociale gjatë fazave që zhvillohen në port.

Sipas njoftimit, qëllimi është shkëmbimi i përvojave profesionale mbi kërcënimet bashkëkohore tradicionale dhe jotradicionale në rajonin e Oqeanit Indian, si dhe rritja e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërveprimit midis dy marinave.

Stërvitja është një "reflektim i bashkëpunimit të fortë ushtarak dypalësh" midis dy marinave dhe do të "nxisë një bashkëpunim më të madh dypalësh".

Stërvitja shtatë-ditore, e treta e serisë së saj, do të mbarojë më 17 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın