Bota

Pakistan, vriten 3 ushtarë dhe 3 militantë në sulmin ndaj selisë së forcave të sigurisë

Selia e forcës paraushtarake në qytetin veriperëndimor të Peshawarit u sulmua nga bombardues vetëvrasës

Berk Kutay Gökmen, Amir Latif Arain  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Pakistan, vriten 3 ushtarë dhe 3 militantë në sulmin ndaj selisë së forcave të sigurisë

Istanbul

Të tre sulmuesit vetëvrasës dhe po aq personel sigurie u vranë në një sulm ndaj selisë së forcës paraushtarake në qytetin veriperëndimor të Peshawarit në Pakistan sot në mëngjes, transmeton Anadolu.

Shefi i policisë së qytetit, Mian Saeed u tha gazetarëve se sulmuesit vetëvrasës u kapën kur u përpoqën të hynin në selinë e Policisë Federale.

Një nga sulmuesit hodhi veten në erë në hyrje të selisë ndërsa dy arritën të hynin në kompleks, ku u përleshën dhe u vranë, shtoi ai.

Forcat e sigurisë rrethuan zonën dhe po kryejnë operacion pastrimi.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif e dënuan sulmin dhe u shprehën nderime forcave të sigurisë për veprimin e shpejtë që shpëtoi "jetë të çmuara".

Në deklarata të ndara, ata thanë se lufta e kombit kundër terrorizmit do të vazhdojë pavarësisht "këtyre sulmeve frikacake".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın