Pakistan, vriten 13 militantë gjatë operacioneve në veriperëndim të vendit
Pakistani ka parë një rritje të sulmeve militante në vitet e fundit, për të cilat fajëson grupin militant Tehreek-e-Taliban Pakistan "me bazë në Afganistan"
Karaçi
Ushtria pakistaneze tha sot se ka vrarë 13 militantë në dy operacione të ndara në veriperëndim të vendit, transmeton Anadolu.
Në operacionin e parë "të bazuar në inteligjencë", 10 militantë u vranë të hënën në distriktin fisnor Khyber të provincës veriperëndimore Khyber Phaktunkhwa, e cila kufizohet me Afganistanin fqinj, tha një deklaratë nga ushtria.
Tre militantë të tjerë u vranë në një përleshje të veçantë në të njëjtën ditë në distriktin Bannu.
"Forcat e sigurisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të Pakistanit do të vazhdojnë me ritëm të plotë për të zhdukur kërcënimin e terrorizmit nga vendi të sponsorizuar dhe të mbështetur nga të huajt", thuhet në deklaratë.
Pakistani ka parë një rritje të sulmeve militante në vitet e fundit, për të cilat fajëson grupin militant Tehreek-e-Taliban Pakistan "me bazë në Afganistan".
Kabuli mohon akuzën.
