Bota

Pakistan, vriten 11 pjesëtarë të sigurisë në përleshjet me militantët

Gjatë kryerjes së operacionit, 19 terroristë u vranë

Islam Uddin  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
Pakistan, vriten 11 pjesëtarë të sigurisë në përleshjet me militantët

Islamabad

Të paktën 11 pjesëtarë të personelit të sigurisë pakistaneze, përfshirë dy oficerë, u vranë gjatë një përleshjeje me militantët në veriperëndim të vendit, tha sot ushtria, transmeton Anadolu.

Krahu mediatik i ushtrisë tha në një deklaratë se forcat e sigurisë kryen një operacion të bazuar në inteligjencë të martën vonë në distriktin Orakzai të provincës Khyber Pakhtunkhwa.

Gjatë kryerjes së operacionit, 19 terroristë u vranë për shkak të "angazhimit efektiv" nga trupat, por gjatë shkëmbimit të zjarrit, nënkoloneli Junaid Arif, 39-vjeç, së bashku me zëvendëskomandantin major Tayyab Rahat, 33-vjeç, "paguan sakrificën përfundimtare" dhe u vranë së bashku me nëntë të tjerë.

Muajin e kaluar, të paktën 12 ushtarë pakistanezë u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me terroristët në distriktin e Waziristanit Jugor të provincës. Pakistani ka shënuar rritje të sulmeve militante në vitet e fundit. Islamabadi akuzon Kabulin se nuk ka arritur të parandalojë terroristët e TTP-së nga kryerja e sulmeve në Pakistan.

Megjithatë, Afganistani i mohon akuzat, duke riafirmuar angazhimin për të mos lejuar tokën e tij për sulme ndaj vendit fqinj. Në Konsultimet e Formatit të Moskës mbi Afganistanin të martën, Pakistani riafirmoi angazhimin e tij për një Afganistan paqësor, të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Përfaqësuesi special i Pakistanit në Afganistan, Mohammad Sadiq tha se ka folur për "nevojën urgjente për përpjekje kolektive rajonale për të luftuar në mënyrë efektive terrorizmin dhe për të çmontuar të gjitha grupet terroriste që veprojnë nga toka afgane".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın