Bota

Pakistan, sulmues të armatosur vranë 14 udhëtarë të autobusit

Sulmuesit e armatosur fillimisht nxorrën udhëtarët nga autobusi dhe më pas i dërguan në zonën e largët Buzi Top

Ekip  | 18.04.2019 - Përdıtësım : 18.04.2019
Pakistan, sulmues të armatosur vranë 14 udhëtarë të autobusit

Karachi

Sulmues të armatosur vranë sot të paktën 14 pasagjerë të autobusit në provincën juglindore Balochistan të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Vrasjet makabre, një valë e re e dhunës, ndodhën në autostradën kryesore që lidh qendrën tregtare Karaçi me portin jugperëndimor Gwadar. Sulmuesit e paidentifikuar në uniforma të maskuara ndaluan pesë ose gjashtë autobusë të pasagjerëve", tha gjenerali në pension Muhammad Waseem, zëvendës komisar i policisë në Gwadar.

Sipas mediave lokale, sulmuesit e armatosur fillimisht nxorrën nga autobusi pasagjerët dhe pas verifikimit të identitetit të tyre, ata i dërguan në zonën e largët Buzi Top. Të paktën 14 pasagjerë u vranë, ndërsa dy arritën të iknin dhe të arrinin në një pikë kontrolli të afërt.

Forcat e sigurisë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes dhe transportuan trupat në spital. Është nisur një hetim mbi motivet e krimit.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan dënoi "aktin qyqar të terrorizmit" dhe kërkoi nga autoritetet e sigurisë që të kapin autorët e veprës "barbare" dhe t'i sjellin para drejtësisë. Gjithashtu, Khan u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Në një incident të ngjashëm në vitin 2015, sulmuesit e armatosur rrëmbyen dhe më vonë vranë 19 pasagjerë në zonën malore të Khad Koç në Balochistan.

Provinca kryesore e Balochistanit, e cila kufizohet me Iranin dhe Afganistanin, javët e fundit është goditur një valë të re të dhunës. Javën e kaluar në kryeqytetin e provincës, në një sulm vetëvrasës u vranë të paktën 21 persona dhe dhjetëra u plagosën.

Provinca është rajon i rëndësishëm strategjik për shkak së është e pasur me bakër, zink dhe gaz natyror, por është e përfshirë nga dhuna për më shumë se gjashtë dekada.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın