Pakistan, shpërthimi në një ndërtesë shkakton 13 të vdekur
Shkaku i shpërthimit në qytetin Karaçi është ende i panjohur, por ai shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës
Ankara
Sipas raportimeve fillestare, një shpërthim në katin e parë të një pallati banimi në qytetin Karaçi të Pakistanit, shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës, duke vrarë 13 persona, përfshirë katër fëmijë, dhe duke plagosur 14 të tjerë, transmeton Anadolu.
Sipas Geo News të Pakistanit, shpërthimi ndodhi në katin e parë të ndërtesës me tre kate. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur, por ai shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës.
Raportet fillestare tregojnë se 13 persona, përfshirë katër fëmijë humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të dërguara në vendngjarje kanë shpëtuar disa njerëz nga rrënojat. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për dy persona që besohet se janë ende nën rrënoja.
Policia deklaroi se sipas hetimeve paraprake shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
