Bota

Pakistan, rritet në 746 numri i viktimave nga përmbytjet

Ekipet e kërkim-shpëtimit në veriperëndim të vendit vazhdojnë kërkimet për 150 personat e zhdukur në rajonin Buner

Irmak Akcan  | 20.08.2025 - Përdıtësım : 20.08.2025
Pakistan, rritet në 746 numri i viktimave nga përmbytjet Foto: Hussain Ali/AA

Buner

Numri i viktimave në fatkeqësitë e shkaktuara nga shirat musonike në Pakistan që nga 26 qershori është rritur në 746, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit (NDMA) thuhet se efektet e fatkeqësive të shkaktuara nga shirat vazhdojnë në të gjithë vendin dhe si rezultat i këtyre fatkeqësive, 44 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, kryesisht në rajonin Gilgit Baltistan.

Numri i njerëzve që humbën jetën në fatkeqësi në të gjithë vendin në afërsisht dy muaj është rritur në 746. Ekipet e kërkim-shpëtimit në veriperëndim të vendit vazhdojnë kërkimet për 150 personat e zhdukur në rajonin Buner.

Zyrtarët në Qendrën Kombëtare të Operacioneve të Emergjencave (NAOC) thanë se priten reshje të dendura shiu në rrethet jugore, duke shtuar se shiu mund të shkaktojë përmbytje në autostradat, të ndërpresë transportin dhe të dëmtojë rrjetet e energjisë dhe telekomunikacionit në Karaçi, Hyderabad, Thatta, Badin, Mirpurkhas dhe Sukkur në provincën jugore të Sindhit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın