Bota

Pakistan, regjistrohen rastet më të larta ditore me COVID-19 në dy muaj

Në 24 orët e fundit, vendi regjistroi 3.752 infeksione shtesë, duke e çuar numrin e rasteve në mbi 1 milion, theksoi Ministria e Shëndetësisë

Islam Uddin  | 26.07.2021 - Përdıtësım : 26.07.2021
Pakistan, regjistrohen rastet më të larta ditore me COVID-19 në dy muaj

Islamabad

Pakistani sot ka raportuar më shumë se 3.700 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), numri më i lartë ditor që nga 22 maji, derisa varianti Delta po përhapet në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA)..

Në 24 orët e fundit, vendi regjistroi 3.752 infeksione shtesë, duke e çuar numrin e rasteve në mbi 1 milion, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

Më 21 maj, Pakistani regjistroi 4.007 raste që ngadalë ranë në 663 më 21 qershor, por ka regjistruar përsëri rritje që nga 6 korriku.

Viktimat po ashtu u rritën pasi vendi raportoi 32 vdekje të tjera, duke rritur numrin e përgjithshëm në 23.048, ndërsa 927.599 njerëz deri më tani janë shëruar.

Autoritetet tashmë paralajmëruan që Pakistani mund të kalojë në valën e katërt nëse publiku shmang ndjekjen e masave paraprake të sigurisë.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın