Bota

Pakistan, qeveria e koalicionit refuzon kërkesat për zgjedhje të parakohshme

Koalicioni qeverisës i kryesuar nga kryeministri Sharif hodhi poshtë kërkesën e ish-kryeministrit Khan për zgjedhje të parakohshme

Mehmet Alaca  | 18.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
Pakistan, qeveria e koalicionit refuzon kërkesat për zgjedhje të parakohshme

Ankara

Koalicioni qeverisës i kryesuar nga kryeministri i Pakistanit, Shahbaz Sharif hodhi poshtë kërkesën e ish-kryeministrit, Imran Khan për zgjedhje të parakohshme dhe deklaroi se qeveria do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjet e gushtit 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të "The Nation", thuhet se në takimin e mbajtur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive të udhëhequra nga Liga Muslimane e Pakistanit-Nawaz (PML-N), e udhëhequr nga Sharif, u vendos që të ndërmerren hapa seriozë drejt ringjalljes ekonomike dhe përgatitjes së buxhetit.

Partitë e koalicionit mohuan pretendimet e ish-kryeministrit Khan "për qeveri të importuar" të përdorura nga Partia e Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit (PTI) kundër qeverisë aktuale, duke deklaruar se Khan mashtroi popullin.

Partitë, të cilat nuk i pranuan kërkesat e Khanit për zgjedhje të parakohshme theksuan se qeveria do të vazhdojë të shërbejë deri në zgjedhjet e gushtit 2023.

- Qeveria e rrëzuar e Imran Khan-it

Në Pakistan, qeveria e Imran Khan-it ra me një votëbesim të mbajtur në parlament më 10 prill. Shahbaz Sharif, vëllai i Nawaz Sharif, i cili kishte shërbyer si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër më 11 prill, me mbështetjen e shumicës absolute në parlament.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın