Bota

Pakistan, protesta ndaj deklaratave anti-islame të presidentit francez Macron

Qindra persona anëtarë të Tahrik-i Lebbeyk Pakistan (TLP) që u përpoqën të marshonin drejt ambasadës franceze në Islamabad

Muhammet Nazım Taşcı  | 15.11.2020 - Përdıtësım : 16.11.2020
Pakistan, protesta ndaj deklaratave anti-islame të presidentit francez Macron Foto: Muhammed Semih Uğurlu / AA

Islamabad

Në qytetin Rawalpindi të Pakistanit janë mbajtur protesta lidhur me deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron kundër Islamit dhe profetit Muhammed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qindra persona anëtarë të Tahrik-i Lebbeyk Pakistan (TLP) që u përpoqën të marshonin drejt ambasadës franceze në Islamabad ndërsa u mblodhën në rajonin Çandni Çovk të qytetit nën sloganet kundër Francës dhe Macron-it.

Forcat e policisë morën masat me mbi 300 kontejnerë në rrugët e hyrjeve, daljeve dhe destinacioneve për në Islamabad.

Bëhet e ditur se janë shënuar përleshje mes protestuesve dhe policisë e cila u përpoq të pengojë marshimin e protestuesve drejt kryeqytetit.

Në pamjet e paraqitura në shtyp vërehet se protestuesit kanë lëvizur nga vendi kontejnerët dhe kanë hapur destinacionet e kalimit, ndërkohë që policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Më tej thuhet se me kontejnerë u mbyll edhe zona e kuqe në të cilën ndodhen ndërtesa e parlamentit, ministritë dhe ambasadat.

Protesta kudër Francës dhe Macron-it janë zhvilluar edhe më parë në qytete të ndryshme të Pakistanit si Karaçi, Lahor, Peshawar dhe Islamabad.

Deklaratat e Macron-it me objektiv Islamin dhe muslimanët pas vrasjes me prerjen e kokës të një mësuesi që u tregoi nxënësve në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed më 16 tetor dhe shfaqja në muret e ndërtesave e karikaturave të revistës franceze Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed shkaktuan reagime dhe protesta në botën islame.

Ndërkohë presidenti francez, Macron ka deklaruar se nuk do të tërhiqen nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.