Bota

Pakistan, një shtëpi merr flakë, digjen 7 anëtarë të familjes

Në mesin e të vdekurve janë katër fëmijë, dy gra dhe një burrë nga e njëjta familje

Ekip  | 17.10.2021 - Përdıtësım : 18.10.2021
Pakistan, një shtëpi merr flakë, digjen 7 anëtarë të familjes

Islamabad

Të paktën shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën pasi një zjarr i madh shpërtheu në një shtëpi në provincën Punjab në verilindje të Pakistanit, thanë policia dhe zyrtarët e shpëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi në periferi të rrethit Muzaffargarh, i cili ndodhet rreth 380 kilometra nga kryeqyteti krahinor Lahore.

Zjarrfikësit gjetën trupat e djegur të një burri 65-vjeçar, dy gra të moshës 35 dhe 19 vjeçe, tre djem të moshës tre, dhjetë dhe 12 vjeç dhe një foshnje dymuajshe.

Nuk ka asnjë informacion të menjëhershëm për shkakun e incidentit.

Kryeministri i Punjab-it, Usman Buzdar, i cili vjen nga ky rajon, ka urdhëruar një hetim, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın