Pakistan, mijëra njerëz protestojnë kundër gjenocidit të Izraelit ndaj banorëve të Gazës
Në marshimin e organizuar nga partia Jamaat-e-Islami (JI), morën pjesë mijëra njerëz duke brohoritur slogane dhe duke mbajtur pankarta për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj gjenocidit të Izraelit kundër banorëve të Gazës

Ankara
Mijëra njerëz morën pjesë në një marshimin e mbajtur në qytetin Karachi të Pakistanit, për të protestuar kundër gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës "Dawn", mbështetësit pro-palestinezë u mblodhën në lagjen Shar-e-Faisal të Karachit.
Në marshimin e organizuar nga partia Jamaat-e-Islami (JI), morën pjesë mijëra njerëz duke brohoritur slogane dhe duke mbajtur pankarta për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj gjenocidit të Izraelit kundër banorëve të Gazës.
Duke folur në demonstratë, udhëheqësi i JI-së, Hafiz Naimur Rehman, shprehu mbështetjen e tij për aktivistët e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Globale "Sumud", e cila po transportonte ndihma për në Gaza.
Të paktën 67.139 palestinezë janë vrarë dhe 169.583 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.