Bota

Pakistan, mbi 200 të burgosur arratisen nga burgu pas tërmetit që dëmtoi muret e burgut

Incidenti ndodhi vonë të hënën në mbrëmje kur të burgosurit ikën përmes një muri të dëmtuar në burgun Malir, i cili ishte dëmtuar nga dridhje të shumta me intensitet të ulët

Islam Uddin  | 03.06.2025 - Përdıtësım : 03.06.2025
Pakistan, mbi 200 të burgosur arratisen nga burgu pas tërmetit që dëmtoi muret e burgut

Islamabad

Mbi 200 të burgosur u arratisën nga një burg në qytetin portual jugor të Karaçit, pasi tërmeti dëmtoi muret e burgut, tha një zyrtar lokal, transmeton Anadolu.

Incidenti ndodhi vonë të hënën në mbrëmje kur të burgosurit ikën përmes një muri të dëmtuar në burgun Malir, i cili ishte dëmtuar nga dridhje të shumta me intensitet të ulët në zonë që nga e diela, tha Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së Sindhit, Ghulam Nabi Memon, për të përditshmen lokale "Dawn".

Ai shtoi se policia ka nisur tashmë operacione për të arrestuar 216 të burgosurit dhe deri më tani 78 persona janë kapur.

Një kërkim për 138 të burgosurit e mbetur është duke u zhvilluar, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın