Bota

Pakistan, dy alpinistë britanikë të bllokuar në një shpat malor

“Dy shtetas britanikë dhe dy udhëzues lokal, megjithatë, u shpëtuan të dielën, dy trekatorë britanikë akoma janë të bllokuar në zonë”, tha Sanaulla

İslam Uddin  | 30.09.2019 - Përdıtësım : 01.10.2019
Pakistan, dy alpinistë britanikë të bllokuar në një shpat malor

Islamabad

Autoritetet pakistaneze kanë vazhduar operacionet e shpëtimit për të gjetur dy alpinistët britanikë të bllokuar në një shpat malor në veriperëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dy shtetas britanikë dhe dy udhëzues lokal, megjithatë, u shpëtuan të dielën, dy alpinistë britanikë akoma janë të bllokuar në zonë”, tha Sanaullah për AA, një oficer i policisë lokale, duke iu referuar alpinistëve të bllokuar pranë majës Koyo Zom në rrethin Chitral të provincës Khyber Pakhtunkhwa.

Ai shtoi se një alpinist britanikë u plagos pasi ra nga një lartësi, ndërsa një tjetër raportohet se është i sigurt me ekipet ushtarake të shpëtimit që përpiqen për t’i nxjerr ata.

Koyo Zom, maja më e lartë në zonën Hindu Raj me një majë mbi 6.700 metra të lartë, është i vendosur midis majave Hindu Kush dhe Karakoram në kufirin e provincave Khyber Paktunkhwa dhe Gilgit-Baltistan.

Sipas zyrtarëve, katër alpinistët britanikë u zhdukën të dielën gjatë përpjekjes për t’u ngjitur në Koyo në zonën Chitral i Epërm.

Më vonë, ushtria pakistaneze gjeti dhe shpëtoi të dy alpinistët britanikë, duke i transportuar ata në objektet mjekësore për trajtim. Dy të tjetër mbetën të zhdukur.

“Ekipi i shpëtimit është duke u përpjekur të tërheqë alpinistët e bllokuar, por helikopterët nuk mundën të ulen për shkak të motit të keq”, tha Sanaullah.

Ekipi britanik mbërriti në kampin bazë të majës Koyo Zom në fillim të këtij muaji.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.