Bota

Pakistan, 28 persona humbin jetën dhe dhjetëra të plagosur nga përmbytjet

Shirat musonikë, të cilët janë efektivë në shumë qytete të Pakistanit çdo vit midis korrikut dhe shtatorit, shkaktojnë qindra vdekje dhe humbje financiare në vend

Dilara Karataş  | 17.07.2025 - Përdıtësım : 17.07.2025
Pakistan, 28 persona humbin jetën dhe dhjetëra të plagosur nga përmbytjet Fotografi : /AA

Ankara

ANKARA (AA) - Raportohet se të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe rreth 176 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në përmbytjet e shkaktuara nga shirat musonikë që kanë prekur Pakistanin, transmeton Anadolu.

Më herët, zëdhënësi i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Punjabit (PDMA), Faruk Ahmed, vlerësoi situatën në lidhje me shirat e vazhdueshëm në shtet.

Ahmed tha se shumë vdekje ndodhën si pasojë e shembjes së çatisë dhe mureve.

PDMA-ja paralajmëroi se lumenjtë mund të dalin nga shtrati për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Shirat musonikë, të cilët janë efektivë në shumë qytete të Pakistanit çdo vit midis korrikut dhe shtatorit, shkaktojnë qindra vdekje dhe humbje financiare në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın