Bota

Pakistan, 21 të vdekur në aksidentet e shkaktuara nga bora dhe shiu

Për shkak të borës dhe shiut të dendur më 3-10 janar në pjesë të ndryshme të Khyber Pakhtunkhwa u shembën rrugët dhe u shkatërruan mbi 100 shtëpi

Muhammet Nazım Taşcı  | 11.01.2022 - Përdıtësım : 11.01.2022
Pakistan, 21 të vdekur në aksidentet e shkaktuara nga bora dhe shiu

Islamabad

Në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga bora dhe shiu i dendur në provincat Khyber Pakhtunkhwa dhe Balochistan të Pakistanit, kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 46 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, për shkak të borës dhe shiut të dendur më 3-10 janar në pjesë të ndryshme të Khyber Pakhtunkhwa u shembën rrugët dhe u shkatërruan mbi 100 shtëpi.

Numri i të vdekurve nga fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga bora dhe shiu ka arritur në 21 dhe numri i të lënduarve në 46.

Gjithashtu vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat ku bora dhe shiu i dendur janë efektive.

Më 9 janar, 10 njerëz humbën jetën në Khyber Pakhtunkhva dhe 3 të tjerë në Balochistan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın