Bota

Padi kundër ChatGPT për "ndihmë" në të shtënat vdekjeprurëse në një shkollë në Kanada

Familja e nxënësit që u plagos rëndë gjatë sulmeve të armatosura të 10 shkurtit pretendon në peticion se kompania e dinte që autori po planifikonte sulm masiv

Şilan Turp  | 10.03.2026 - Përdıtësım : 10.03.2026
Padi kundër ChatGPT për "ndihmë" në të shtënat vdekjeprurëse në një shkollë në Kanada

Ankara

Një padi u ngrit në Kanada të hënën, duke pretenduar se përdorimi i ChatGPT për të planifikuar një akt rezultoi në të shtënat e dyta më vdekjeprurëse në shkollë në historinë e vendit, transmeton Anadolu.

Familja e një nxënësi që u plagos rëndë gjatë sulmeve të armatosura të 10 shkurtit në një shkollë dhe një vendbanim në British Columbia ka paditur OpenAI, zhvilluesin e chatbot-it të inteligjencës artificiale ChatGPT.

Familja pretendon se kompania e dinte që autori po planifikonte një sulm masiv. Në peticionin e paraqitur në gjykatë, familja pretendoi se ChatGPT veproi në një mënyrë që ndihmoi sulmuesin.

OpenAI kishte deklaruar më parë se ata shqyrtuan aktivitetin e sulmuesit brenda aplikacionit muaj para incidentit dhe mbyllën llogarinë, por nuk arritën ta raportonin situatën në polici.

U raportua se 10 persona, përfshirë sulmuesin, humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën në të shtënat e kryera në shkollë dhe shtëpi në British Columbia.

Ky incident u regjistrua si të shtënat e dyta më vdekjeprurëse në një shkollë në historinë e vendit, pas masakrës "L'Ecole Polytechnique" të vitit 1989 në Montreal, e cila mori 14 jetë njerëzish.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın