Bota

Përmbytje në Sydney të Australisë, lëshohet urdhër për evakuimin e 50 mijë personave

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës emergjente kanë shpëtuar rreth 100 persona të cilët ishin bllokuar nëpër shtëpi dhe automjete për shkak të përmbytjeve gjatë natës në qytet

Nuri Aydın  | 05.07.2022 - Përdıtësım : 06.07.2022
Përmbytje në Sydney të Australisë, lëshohet urdhër për evakuimin e 50 mijë personave

Richmond

Në qytetin Sydney të Australisë është lëshuar urdhër për evakuimin e 50 mijë personave për shkak të përmbytjeve dhe shirave intensivë që janë efektivë që nga 30 qershori e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të shirave intensivë që kanë rritur ndikimin e tyre në ditët e fundit, në Sydney janë tejmbushur digat, kanalet dhe një pjesë e madhe e qytetit i është dorëzuar përmbytjeve.

Shteti australian Uellsi i Ri Jugor ka shpallur "zonë katastrofe" në 23 vendbanime ndërsa ka njoftuar se do të fillohen ndihmat federale për të prekurit nga përmbytjet.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet ka paralajmëruar se në të gjithë shtetin mund të vërehen përmbytje të reja dhe i bëri thirrje popullatës që të "jetë e kujdesshme".

Ai tha se urdhrin e dhënë për evakuimin e 32 mijë personave në Sydney e kanë rritur në 50 mijë persona për shkak të rritjes së ndikimit të katastrofës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës emergjente kanë shpëtuar rreth 100 persona të cilët ishin bllokuar nëpër shtëpi dhe automjete për shkak të përmbytjeve gjatë natës në qytet.

Autoritetet e Meteorologjisë kanë ndarë informacionin se që nga mbrëmja reshjet do të fillojnë të humbasin efektivitetin e tyre.

Më 3 korrik në Sydney u dha urdhër për evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve kundër rrezikut të shirave intensivë dhe përmbytjeve ndërsa banorëve të qytetit iu bë thirrje që të shmangin udhëtimet në rastet kur nuk nevojitet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın