Bota

Për herë të parë pas 10 vitesh një ministër i Jashtëm suedez viziton Izraelin

Në kuadër të vizitës dyditore, Linde pritet të zhvillojë bisedime edhe me zyrtarë palestinezë

Mustafa Deveci  | 18.10.2021 - Përdıtësım : 18.10.2021
Për herë të parë pas 10 vitesh një ministër i Jashtëm suedez viziton Izraelin

Kuds

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde në kuadër të një vizite zyrtare mbërriti në Izrael me të cilin marrëdhëniet e vendit të saj janë të ftohta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter, Linde vuri në dukje se për herë të parë pas 10 vitesh një ministër i Jashtëm suedez zhvillon vizitë zyrtare në Izrael.

"Kjo vizitë do të jetë një fillim i ri në marrëdhëniet mes Suedisë dhe Izraelit", tha Linde, e cila shtoi se do të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe me homologun e saj izraelit, Yair Lapid.

Në kuadër të vizitës dyditore, Linde pritet të zhvillojë bisedime edhe me zyrtarë palestinezë.

Suedia në tetor të vitit 2014 njoftoi se do të njohë shtetin e Palestinës ndërsa pas këtij zhvillimi marrëdhëniet mes Izraelit dhe Suedisë u tensionuan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın