Bota

"Përqindja e akullit në akullnaja, 20 për qind më pak sesa është parashikuar"

Studimi i fundit tregon se me përparimet në teknologjinë satelitore, rezulton se zonat akullnajore në mbarë botën përmbajnë shumë më pak akull sesa mendohej më parë

Mehmet Alaca  | 08.02.2022 - Përdıtësım : 09.02.2022
"Përqindja e akullit në akullnaja, 20 për qind më pak sesa është parashikuar" Foto: Özge Elif Kızıl / AA

Ankara

Studimi i fundit zbuloi se përqindja e akujve në akullnaja në mbarë botën është 20 për qind më pak sesa është parashikuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Al Jazeera, studimi i publikuar në revistën "Nature Geoscience", zbuloi se me përparimet në teknologjinë satelitore, rezulton se zonat akullnajore në mbarë botën përmbajnë shumë më pak akull sesa mendohej më parë.

Në studimin në të cilin janë hulumtuar mbi 800 mijë imazhe të akullnajave të shkrepura midis viteve 2017 dhe 2018, u vu re se shumë akullnaja ishin më të cekëta se sa ishte vlerësuar më parë.

Shkencëtarët theksojnë se ka 20 për qind më pak copa akulli në oqeane, të cilët kanë potencialin të shkrihen dhe ta rrisin nivelin e detit.

Rajoni që do të ndikohet më së shumti "Malet Ande"

Studimi pretendon se Himalajet në Azi përmbajnë 37 për qind më shumë akull sesa ishte vlerësuar më parë ndërsa akullnajat e Andeve në Amerikën e Jugut përmbajnë afërsisht 27 për qind më pak akull.

Akullnajat e Perusë kanë humbur 40 për qind të sipërfaqes së tyre që nga vitet 1970.

Romain Millan nga Universiteti "Grenoble Alpes", i cili përpiqet për të matur se sa shpejt lëvizin akullnajat, tha se satelitët me rezolucion të lartë të vendosur në vitet e fundit kanë mundësuar analizën e parë se si po lëvizin 98 për qind e akullnajave në botë, nga akullnajat e vogla në Ande deri tek akullnajat e mëdha në Svalbard dhe Patagoni.

Ai tha se rajoni që do të ndikohet më së shumti janë Malet Ande.

Sipas tij, studimi nuk përfshin Grenlandën dhe Antarktidën, duke shtuar se në rast se Antarktida shkrihet plotësisht, niveli i detit ka potencial të rritet më shumë se 50 metra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın