Bota

"Përgatitja e hartave për sovranitet të Izraelit, sfidon përbërësit e kombit palestinez"

"Këto zhvillime kategorikisht nuk do të ndalin luftën e popullit tonë për çlirimin e Bregut Perëndimor dhe dëbimin e kolonëve", tha Qasem

Hamdi Yıldız   | 17.02.2020
"Përgatitja e hartave për sovranitet të Izraelit, sfidon përbërësit e kombit palestinez"

Gaza

Lëvizja palestineze Hamas thotë se formimi i Komisionit SHBA-Izrael për përgatijen e hartave të rajoneve ku Izraeli është sovran nënkupton "një sulm kundër popullit të Palestinës", transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasem ka deklaruar se "Përgatitja e hartave për sovranitet të Izraelit, sfidon përbërësit e kombit palestinez".

Ai vuri në dukje se forcat izraelite vazhdojnë të tregohen rebeluese kundër të gjitha zakoneve dhe ligjeve ndërkombëtare me inkurajimin e qeverisë amerikane. "Këto zhvillime kategorikisht nuk do të ndalin luftën e popullit tonë për çlirimin e Bregut Perëndimor dhe dëbimin e kolonëve", tha Qasem.

Në disa media në Izrael janë publikuar lajme se Komisioni SHBA-Izrael që është formuar ka filluar procesin për vizatimin e hartave lidhur me aneksimin e shumë rajoneve të vendbanimeve jolegjitime të tilla si Agvar dhe Bregu Perëndimor.

- I ashtuquajturi "Plani i paqes" i Trumpit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë të përbashkët për media më 28 janar në Shtëpinë e Bardhë prezantuan për opinionin publik në mënyrë të njëanshme të ashtuquajturin "Plani i paqes për Lindjen e Mesme".

Në kuadër të planit në fjalë, Trump tha se Kudsi do të njihet si kryeqyteti i "pandarë" i Izraelit dhe gjithashtu pretendoi se plani ishte "shansi i fundit" për palestinezët dhe për një shtet të pavarur palestinez.

Në takimin ku u prezantua plani morën pjesë edhe ambasadorët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahreinit dhe Omanit në Washington.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın