Bota

"Për Armeninë po luftojnë edhe anëtarët e organizatës franceze të ekstremit të djathtë"

Lideri i organizatës "ZVP" të ekstremit të djathtë në Francë, Cacqueray-Valmenier njoftoi se ka shkuar në rajonin e Malësisë së Karabakut për të luftuar në radhët e Armenisë

Ekip  | 02.11.2020 - Përdıtësım : 02.11.2020
"Për Armeninë po luftojnë edhe anëtarët e organizatës franceze të ekstremit të djathtë"

Baku

Lideri i organizatës "Zouaves Paris" (ZVP) të ekstremit të djathtë në Francë, Marc de Cacqueray-Valmenier njoftoi se ka shkuar në rajonin e Malësisë së Karabakut për të luftuar në radhët e Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Armenia ka përfshirë edhe anëtarët e organizatës së ekstremit të djathtë të ardhur nga Evropa, tek grupet e organizatës terroriste PKK/YPG të cilët i ka sjellë nga Lindja e Mesme dhe i përdor për të luftuar kundër ushtrisë së Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut të okupuar.

De Cacqueray-Valmeinier, lideri i organizatës ZVP që ka ideologji neo-naziste pro-dhunës në Francë, duke postuar një fotografi me veshje ushtarake dhe me automatik në dorë nga llogaria e tij në rrjetin social njoftoi se ka shkuar në rajonin e Malësisë së Karabakut për të luftuar në radhët e Armenisë kundër Azerbajxhanit.

Në artikullin e gazetës franceze "Liberation" thuhet se De Cacqueray-Valmenier vitin e kaluar shkoi në Ukrainë dhe ushqeu admirim për grupin ultra nacionalist Azov në këtë vend.

Gjithashtu në artikull vihet në dukje se ky person veten e tij e përcakton si "fashist".

Ushtari armen, Albert Mikaelyan i cili u kap rob në operacionin që ushtria e Azerbajxhanit fillloi për të çliruar territoret e tij, kishte pranuar se terroristët e PKK-së luftojnë në radhët e Armenisë në Malësinë e Karabakut.

Mikaelyan shpjegoi se ishte me detyrë në njësinë e kundërajrorëve dhe se në garnizon ndodheshin edhe mercenarë me origjinë kurde.

Këshilltari presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev ka njoftuar se terroristët e PKK-së luftojnë përkrah Armenisë.

Ndërkohë edhe në rajonet ku jetojnë armenët në Liban, u ngritën qendra rekrutimi për ushtarë vullnetarë për të luftuar në Malësinë e Karabakut.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.