Bota

Organizatat e të drejtave të njeriut në Argjentinë ngritën një padi penale përpara vizitës së Netanyahut

- Shumë organizata të të drejtave të njeriut paraqitën një padi penale në gjykatë, me pretendimin se Netanyahu kreu "gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit"

Sinan Doğan  | 19.08.2025 - Përdıtësım : 19.08.2025
Organizatat e të drejtave të njeriut në Argjentinë ngritën një padi penale përpara vizitës së Netanyahut

Bolivar

BOGOTË (AA) - Organizatat e të drejtave të njeriut në Argjentinë kanë ngritur një padi penale kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar atë për "gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit" përpara vizitës së tij të planifikuar në Argjentinë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat argjentinase, Nënat e Frontit Themelues të Plaza de Mayo, Shërbimi për Paqe dhe Drejtësi (Serpaj), Familjet e të Zhdukurve dhe të Paraburgosurve Politikisht si dhe Lidhja Argjentinase për të Drejtat e Njeriut paraqitën një padi penale në gjykatë, me pretendimin se Netanyahu kreu "gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit".

Padia penale në të cilën theksohet se vizita e Netanyahut në Argjentinë më 7-10 shtator do të përfshinte edhe Presidentin Javier Milei në këtë politikë kriminale, theksoi politikën sistematike të shkatërrimit të qeverisë izraelite ndaj popullit palestinez dhe shkeljet e Izraelit ndaj së drejtës së palestinezëve për jetë, dinjitet njerëzor dhe të drejtës së tyre për vetëvendosje.

"Populli argjentinas dhe organizatat e të drejtave të njeriut e kanë përjetuar nga afër se çka do të thotë krimet masive. Që nga pushtimi i Gazës, dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve izraelite. Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur. Qeveria izraelite ka bllokuar hyrjen e ilaçeve, ushqimit dhe ndihmës humanitare. Bllokada izraelite po ndikon negativisht në të gjithë Gazën", thuhet në padi.

Padia penale e ngritur kundër Netanyahut në gjykatën penale u mbështet nga përfaqësues të shumë organizatave të të drejtave të njeriut, veçanërisht nga fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Adolfo Perez Esquivel.

Në Argjentinë, më 12 gusht, Shoqata e Punonjësve të Qeverisë (ATE) dhe Fëmijët Kundër Harresës dhe Heshtjes për Identitet dhe Drejtësi (H.I.J.O.S.) paraqitën një padi penale në gjykatën federale në Buenos Aires, duke kërkuar arrestimin e Netanyahut me pretendimin se ka kryer "krime të luftës" dhe "gjenocid" kundër Palestinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.