Bota

Organizata terroriste PKK/YPG në Siri rrëmbeu 15 fëmijë brenda një muaji

Organizata terroriste PKK/YPG muajin e fundit ka ndarë 15 fëmijë nga familjet e tyre në rajonet që ka pushtuar në lindje të Eufratit në Siri, për t'i rekrutuar në forcat e saj të armatosura

Ömer Koparan, Ethem Emre Özcan  | 08.04.2025 - Përdıtësım : 09.04.2025
Organizata terroriste PKK/YPG në Siri rrëmbeu 15 fëmijë brenda një muaji

Ankara

Organizata terroriste PKK/YPG muajin e fundit ka ndarë 15 fëmijë nga familjet e tyre në rajonet që ka pushtuar në lindje të Eufratit në Siri, për t'i rekrutuar në forcat e saj të armatosura, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, PKK/YPG i rrëmbeu fëmijët nga qytetet e pushtuara Raqqa dhe Al-Hasakah si dhe nga qytezat e Al-Qamishli dhe Ayn al-Arab.

Moshat e 15 fëmijëve të rrëmbyer nga organizata në muajin e fundit për t'i bashkuar me forcat e saj të armatosura variojnë nga 11 deri në 16 vjeç.

Fëmijët dhe të rinjtë që PKK/YPG i rrëmben ose i ndalon i dërgon në të ashtuquajturat kampe trajnimi për stërvitje të armatosur.

Organizata terroriste, fëmijët që i rrëmben i pengon të komunikojnë me familjet e tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın