Opozitari bjellorus Vitaly Shishov gjendet i vdekur në një park në Kiev
Në njoftimin e policisë në Kiev theksohet se Vitaly Shishov u gjet i varur në një park jo shumë larg shtëpisë

Kiev
Kufoma e Vitaly Shishov-it, kreut të shoqatës "Shtëpia Bjelloruse", i cili ishte në kërkim që nga dje, u gjet në një park në Kiev të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e policisë në Kiev theksohet se Vitaly Shishov u gjet i varur në një park jo shumë larg shtëpisë.
Një hetim është nisur për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje.