Bota

"Omani mund të jetë vendi tjetër që do të normalizojë marrëdhëniet me Tel Avivin"

Shefi i Departamentit për Lindjen e Mesme dhe Procesit të Paqes në Ministrinë e të Jashtme të Izraelit, Binyamin pretendon se Omani mund të jetë vendi i ardhshëm që do të normalizojë marrëdhëniet me Tel Avivin

Mustafa Deveci  | 07.10.2021 - Përdıtësım : 07.10.2021
"Omani mund të jetë vendi tjetër që do të normalizojë marrëdhëniet me Tel Avivin"

Kuds

Shefi i Departamentit për Lindjen e Mesme dhe Procesit të Paqes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Eliav Binyamin pretendon se Omani mund të jetë vendi i ardhshëm që do të normalizojë marrëdhëniet me Tel Avivin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për gazetarët në mediat sociale, Binyamin bëri vlerësime në lidhje me marrëveshjen e normalizimit të arritur nga Izraeli me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreinin dhe Marokun.

I pyetur se cilat vende të tjera mund të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin, Binyamin tha: "Në thelb ne jemi duke u takuar me të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Secili duhet të vendosë kur është koha e duhur për ta dhe si do të veprojnë. Ne po bisedojmë me të gjithë ata, përfshirë Omanin. Bashkëpunimi ynë vazhdon".

Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani vitin e kaluar ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın