Bota

OKB: Sulmet ndaj palestinezëve që kërkojnë ushqim janë "zgjedhje të qëllimshme"

“Askush nuk duhet të rrezikojë jetën e tij për të ushqyer fëmijët e tij”, tha shefi i çështjeve humanitare i OKB-së, Tom Fletcher

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
OKB: Sulmet ndaj palestinezëve që kërkojnë ushqim janë "zgjedhje të qëllimshme"

Ontario

Shefi i çështjeve humanitare i OKB-së dënoi sot sulmet e përsëritura ndaj palestinezëve që kërkojnë ushqim në Rripin e Gazës, duke thënë se vdekjet e tyre janë rezultat i “zgjedhjeve të qëllimshme” që kanë privuar “sistematikisht” 2 milionë njerëz nga nevojat thelbësore, transmeton Anadolu.

“Bota po shikon, ditë pas dite, skena të tmerrshme të palestinezëve që qëllohen, plagosen ose vriten në Gaza ndërsa thjesht përpiqen të hanë”, tha Tom Fletcher në një deklaratë. “Ekipet mjekësore emergjente kanë konfirmuar trajtimin e qindra rasteve të traumës”, shtoi ai.

“Vetëm dje, dhjetëra u shpallën të vdekur në spitale pasi forcat izraelite thanë se kishin hapur zjarr”, vuri në dukje Fletcher.

Duke theksuar se “ky është rezultat i një sërë zgjedhjesh të qëllimshme që kanë privuar sistematikisht 2 milionë njerëz nga gjërat thelbësore që u nevojiten për të mbijetuar”, Fletcher i bëri jehonë kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për “hetime të menjëhershme dhe të pavarura”.

“Këto nuk janë incidente të izoluara dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës”, tha ai.

Fletcher theksoi se “askush nuk duhet të rrezikojë jetën e tij për të ushqyer fëmijët e tij”.

Duke bërë thirrje për veprime urgjente, ai kërkoi që Izraeli të hapë të gjitha kalimet kufitare dhe të heqë kufizimet për ndihmën humanitare.

“Ne kemi ekipet, planin, furnizimet dhe përvojën”, tha ai.

“Le të hyjë ndihma shpëtimtare në shkallë të gjerë, nga të gjitha drejtimet. Hiqni kufizimet për atë se çfarë dhe sa ndihma mund të sjellim. Sigurohuni që konvojet tona të mos pengohen nga vonesat dhe mohimet. Lironi pengjet. Zbatoni armëpushimin”, deklaroi Fletcher.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e gjithnjë e më shumë shteteve anëtare që po i bashkohen thirrjes sonë: Le të punojmë”, shtoi ai.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın