Bota

OKB: Rritet numri i të plagosurve dhe të vrarëve civilë në konfliktet në Libi

Pavarësisht thirrjeve të OKB-së dhe shumë shteteve të tjera anëtare për ndalimin e armiqësive, grupet e armatosura nuk kanë zbatuar rekomandimet dhe humbjet janë rritur me shpejtësi

Mücahit Oktay   | 31.07.2020
OKB: Rritet numri i të plagosurve dhe të vrarëve civilë në konfliktet në Libi

New York

Misioni Mbështetës i OKB-së në Libi (UNSMIL) njoftoi se në konfliktet përgjatë muajve prill, maj dhe qershor kanë vdekur 106 civilë dhe janë plagosur 252 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e UNSMIL, theksohet se në prill, maj dhe qershor numri i civilëve të plagosur dhe të vrarë është rritur me 173 për qind në krahasim me tremujorin e parë të 2020.

Në raportin ku arsyeja e rritjes së numrit të viktimave civile tregohen në radhë të parë luftërat tokësore, thuhet se kjo ndiqet nga sulmet ajrore dhe mbetjet e shpërthyesve në zonat e konfliktit.

Pavarësisht thirrjeve të OKB-së dhe shumë shteteve të tjera anëtare për ndalimin e armiqësive, grupet e armatosura nuk kanë zbatuar rekomandimet dhe humbjet janë rritur me shpejtësi, thuhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu njoftohet se Misioni Mbështetës për Libinë për mbrojtjen e civilëve dhe marrjen e masave kundër kërcënimit të COVID-19, ripërsërit thirrjen e tij që palët të ndalin të gjitha operacionet ushtarake dhe të respektojnë të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe ligjin humanitar. 

- Tonelata me mina të vendosura si kurthe nga forcat e Haftarit kanë rritur humbjet

Milicët e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë dhe mercenarët e grupit Wagner të kompanisë ruse të sigurisë kishin vendosur kurthe me mina dhe shpërthyes artizanale të shumta në zonat e vendbanimeve civile në jug të kryeqytetit Tripoli.

Forcat e qeverisë muajin e kaluar çliruan plotësisht kufijtë administrativë të Tripolit dhe nxorën milicët nga rajoni me intensitet të populluar në pjesën perëndimore të vendit.

Javën e kaluar, ekipet e drejtorisë së inxhinierisë ushtarake të ushtrisë së Libisë pasi pastruan nga vendbanimet civile 10 tonë municione, i shpërthyen ato nga distanca nëpërmjet shpërthimit me kabull në një territor ushtarak në zonën Al-Hira 75 km në jug të Tripolit.

Është konstatuar se eksplozivët e vendosur në zona të banuara dhe në vende ku jetojnë civilë arrin gjithsej në 15 tonë. Gjithashtu dihet se ekipet e shkatërrimit të minave dhe shpërthyesve të Forcave të Armatosura të Turqisë të cilët kanë ardhur në vend me ftesë të autoriteteve libiane, gjatë këtij procesi kanë ofruar mbështetje për ekipet lokale për të siguruar rikthimin e sigurtë të popullatës civile në shtëpitë e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.