Bota

OKB: Në Libi gati çdo ditë futen armë përmes rrugëve ajrore, tokësore dhe detare

OKB-ja ka shprehur shqetësime për rritjen e numrit të mercenarëve dhe armëve të dërguara në Libi

Betül Yürük  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
OKB: Në Libi gati çdo ditë futen armë përmes rrugëve ajrore, tokësore dhe detare

New York

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se armët po futen në Libi pothuajse çdo ditë përmes rrugëve ajrore, tokësore ose detare, dhe se shkeljet në rritje të embargos së armëve do të jenë katastrofike për popullin libian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, është dënuar përdorimi i eksplozivëve nga forcat e Khalifa Haftarit, udhëheqësit të forcave të armatosura të paligjshme në Libinë lindore, të cilat kanë rezultuar me viktima civile brenda dhe në afërsi të kryeqytetit Tripoli.

OKB-ja po ashtu ka shprehur shqetësime për rritjen e numrit të mercenarëve dhe armëve të dërguara në Libi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zbaton një embargo armësh në Libi që nga viti 2011.

Libia ka qenë skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011, kur u rrëzua dhe vra ish-udhëheqësi i vendit Muammar Gaddafi.

Në vend aktualisht ndodhin përplasje të ashpra midis forcave të qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht dhe forcave të lidhura me Haftarin, të cilat janë mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca dhe Rusia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın