Bota

OKB: Në Gaza nuk është shpërndarë asnjë ndihmë, pavarësisht se Izraeli lejoi kalimin e ndihmës së kufizuar

OKB-ja tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza, pavarësisht se Izraeli lejoi kalimin e një ndihme të kufizuar humanitare pas bllokadës që vazhdon prej javësh

Dilara Karataş  | 21.05.2025 - Përdıtësım : 21.05.2025
OKB: Në Gaza nuk është shpërndarë asnjë ndihmë, pavarësisht se Izraeli lejoi kalimin e ndihmës së kufizuar

Ankara

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza, pavarësisht se Izraeli lejoi kalimin e një ndihme të kufizuar humanitare pas bllokadës që vazhdon prej javësh, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në konferencën për media tha se katër kamionë me ushqim për fëmijë hynë në Gaza të hënën dhe disa kamionë që transportonin furnizime bazë si miell, ilaçe dhe produkte ushqimore hynë në Gaza të martën, por që nuk është mundur të kryhet transporti në depot e OKB-së dhe shpërndarja e këtyre ndihmave.

"Sot një nga ekipet tona priti me orë të tëra për të mbledhur materialet në pikën kufitare 'Kerem Shalom'. Megjithatë, këto materiale nuk mundën të dorëzoheshin në depot tona", tha Dujarric.

"Pasi kamionët që hynë në Gaza u shkarkuan dhe u ringarkuan, personelit të OKB-së i duhej të merrte leje nga ushtria izraelite për t'i marrë kamionët mbrapsht", theksoi Dujarric.

Izraeli ka njoftuar se do të "lejojë kalimin e një sasie bazë ushqimi për të parandaluar urinë" në Rripin e Gazës, ku ka vendosur një embargo humanitare që nga 2 marsi.

Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se vendimi për të filluar menjëherë kalimin e ndihmës humanitare në Gaza u mor për shkak të presionit politik të ushtruar mbi Tel Avivin, veçanërisht nga SHBA-ja dhe vendet evropiane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın