Bota

OKB: Nevoja për mbështetje humanitare në veri të Gazës nuk ka qenë kurrë kaq urgjente

"Nevoja për mbështetje të sigurt dhe pa pengesë humanitare (në veri të Gazës) nuk ka qenë kurrë kaq urgjente", tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare

Muhammet İkbal Arslan  | 25.03.2024 - Përdıtësım : 25.03.2024
OKB: Nevoja për mbështetje humanitare në veri të Gazës nuk ka qenë kurrë kaq urgjente

Gjenevë

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), njoftoi se në 48 orët e fundit nuk është mundur të sigurohet ndihmë ushqimore për pjesën veriore të Gazës dhe se nevoja për mbështetje humanitare nuk ka qenë kurrë kaq urgjente, transmeton Anadolu.

OCHA në një postim nga platforma e medias sociale X tha se ndihma ushqimore jetike për mijëra njerëz në veri të Gazës në 48 orët e fundit u ndalua për shkak se nuk ka qenë e mundur të sigurohet qasje e sigurt.

Përderisa uria në Gaza rritet, familjet detyrohen të bëjnë zgjedhje me qëllimin për të mbijetuar, thekson OCHA e cila në postimin e saj potencoi se "Nevoja për mbështetje të sigurt dhe pa pengesë humanitare (në veri të Gazës) nuk ka qenë kurrë kaq urgjente".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın