Bota

OKB: Më shumë se 680 mijë palestinezë sërish detyrohen të zhvendosen në Gaza

OCHA raportoi se “kjo do të thotë që zona që aktualisht është nën urdhra të zhvendosjes ose që ndodhet në zona të militarizuara nga Izraeli tani përbën më shumë se 82 për qind të Rripit të Gazës”.

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 19.06.2025
OKB: Më shumë se 680 mijë palestinezë sërish detyrohen të zhvendosen në Gaza

Ontario

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se më shumë se 680 mijë palestinezë përsëri janë detyruar të zhvendosen në mbarë Rripin e Gazës në tre muajt e fundit, derisa sulmet izraelite vazhdojnë të zgjerohen, transmeton Anadolu.

Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se autoritetet izraelite kanë lëshuar një urdhër tjetër të zhvendosjes në Khan Younis dhe Deir al Balah.

“Kjo ka prekur qindra familje që jetojnë në pesë lagje. Pesë qendra të kujdesit shëndetësor parësor dhe tre pika mjekësore ndodhen brenda 1 mijë metrave të zonës së zhvendosjes:, tha Dujarric.

Duke theksuar se zona e evakuimit e sapo caktuar mbulon tre kilometra katrorë të tjera, OCHA raportoi se “kjo do të thotë që zona që aktualisht është nën urdhra të zhvendosjes ose që ndodhet në zona të militarizuara nga Izraeli tani përbën më shumë se 82 për qind të Rripit të Gazës”.

Duke theksuar ndikimin në infrastrukturën kritike shëndetësore, Dujarric gjithashtu tha se pesë qendra të kujdesit shëndetësor parësor dhe tre pika mjekësore ndodhen brenda 1 mijë metrave nga zonat e prekura nga urdhrat e zhvendosjes.

Ai shtoi se zhvendosja masive vazhdon me një ritëm alarmues, me pothuajse 250 mijë njerëz të detyruar të zhvendosen në 30 ditët e fundit.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 55.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın