Bota

OKB: Mbi 5 milion refugjatë nga Ukraina kanë ikur në vendet fqinje

Vendet fqinje ku ukrainasit kanë kaluar më shumë janë Polonia (2.825.463), Rumania (757.047), Rusia (549.805), Hungaria (471.080), Moldavia (426.964), Sllovakia (342.813) dhe Bjellorusia (23.759)

Bayram Altuğ  | 20.04.2022 - Përdıtësım : 21.04.2022
OKB: Mbi 5 milion refugjatë nga Ukraina kanë ikur në vendet fqinje

Gjenevë

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se 5.034.439 refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje nga Ukraina të cilës Rusia i ka shpallur luftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) janë ndarë të dhëna lidhur me krizën e refugjatëve në Ukrainë, ku theksohet se nga 24 shkurti deri më 19 prill gjithsej 5.034.439 refugjatë kaluan nga Ukraina në vendet fqinje, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre në Poloni.

Vendet fqinje ku ukrainasit kanë kaluar më shumë janë Polonia (2.825.463), Rumania (757.047), Rusia (549.805), Hungaria (471.080), Moldavia (426.964), Sllovakia (342.813) dhe Bjellorusia (23.759). Në njoftimin e UNHCR-së po ashtu theksohet se në periudhën 18-23 shkurt nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në Rusi kanë kaluar 105 mijë persona.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, për AA ka thënë se shifra e përgjithshme është e lartë, sepse disa refugjatë ukrainas udhëtojnë mes vendeve fqinje.

Qindra mijëra refugjatë që kalojnë nga Ukraina në vendet fqinje më pas shpërndahen në vendet e tjera të Evropës.

Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka deklaruar se brenda Ukrainës janë zhvendosur 7.1 milionë civilë.

Kur filloi lufta, OKB-ja kishte parashikuar se 4 milion refugjatë do të largoheshin nga vendi nëse konflikti do të përshkallëzohej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın