Bota

OKB: Kostoja e pushtimi izraelit për palestinezët është 48 miliardë dollarë

Mutasim Elagraa, një ekonomist me Konferencën e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), tha se vlerësimi përfshin të ardhurat publike të humbura dhe pagesat e interesit

Ekip   | 02.12.2019
OKB: Kostoja e pushtimi izraelit për palestinezët është 48 miliardë dollarë Foto: AA/Arhiv

Gjenevë

Një raport i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka zbuluar se kostoja fiskale e pushtimit të Izraelit për popullin palestinez në periudhën 2000-2007 vlerësohet 47.7 miliardë dollarë ose trefishi i ekonomisë palestinezë në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mutasim Elagraa, një ekonomist në Konferencën e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), foli rreth raportit në një konferencë për media në Gjenevë.

“Në dekadën e fundit, disa studime dhe raporte të UNCTAD-it kanë adresuar rrjedhjet fiskale palestineze në Izrael”, tha Elagraa.

Raporti i titulluar “Kostoja ekonomike e pushtimit izraelit për popullin palestinez: Aspektet fiskale” nesër do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Kjo rrjedhje fiskale bëri që organizatat e tjera ndërkombëtare ta sjellin në diskutim këtë çështje, e cila ndihmoi duke tërhequr në mënyrë retroaktive një pjesë të burimeve fiskale të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) nga Izraeli”, tha Elagraa.

Ekonomisti tha se vlerësimi përfshin të ardhurat publike të humbura dhe pagesat e interesit.

“Kjo kosto fiskale kumulative e vlerësuar e pushtimit izraelit jo vetëm që do të eleminonte deficitin e buxhetit palestinez, të vlerësuar në 17.7 miliardë dollarë amerikanë gjatë të njëjtës periudhë, por po ashtu do të krijonte një tepricë gati dy herë më të madhe se deficiti”, tha Elagraa.

Përndryshe, sipas raportit, gjithashtu do të ishin rritur më shumë se dhjetëfish shpenzimet e zhvillimit të qeverisë palestineze, me vlerë prej 4.5 miliardë dollarë gjatë periudhës në shqyrtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın