Bota

OKB-ja kërkon respekt për gazetarët pasi i dërguari amerikan e quajti "shtazarake" sjelljen e tyre

- “Unë i trajtoj të gjithë gazetarët me të cilët kam të bëj me respektin më të madh dhe të gjithë duhet ta bëjnë këtë”, tha zëdhënësi i OKB-së.

Rabia İclal Turan  | 27.08.2025 - Përdıtësım : 27.08.2025
OKB-ja kërkon respekt për gazetarët pasi i dërguari amerikan e quajti "shtazarake" sjelljen e tyre

Washington DC

WASHINGTON (AA) - OKB-ja tha sot se të gjithë gazetarët duhet të trajtohen me respekt, pasi i dërguari i SHBA-së, Tom Barrack, e përshkroi sjelljen e gazetarëve si “shtazarake” gjatë një konference për media në Bejrut, transmeton Anadolu.

“Unë i trajtoj të gjithë gazetarët me të cilët kam të bëj me respektin më të madh dhe të gjithë duhet ta bëjnë këtë”, u tha zëdhënësi Stephane Dujarric gazetarëve kur u pyet për komentet e Barrackut në Liban.

Barrack, i cili shërben gjithashtu si ambasador i SHBA-së në Turqi, u kritikua ashpër pas komenteve të tij drejtuar gazetarëve libanezë në një konferencë shtypi në Pallatin Presidencial në Bejrut.

“Në momentin që kjo fillon të bëhet kaotike, si shtazarake, ne shkojmë”, tha ai dhe u bëri thirrje gazetarëve të “sillen në mënyrë të civilizuar, të sillen mirë, të sillen me tolerancë”.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın