OKB-ja bën thirrje për përmbajtje pas përleshjeve ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim në lidhje me raportimet për përleshje ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit
Washington
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim në lidhje me raportimet për përleshje ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit, transmeton Anadolu.
"Guterres po ndjek me shqetësim raportet për përleshje ndërkufitare midis forcave 'de facto' të sigurisë në Afganistan dhe forcave të sigurisë pakistaneze", tha të enjten zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric.
"Ai u bën thirrje palëve përkatëse të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve", shtoi Dujarric.
Duke përgëzuar përpjekjet e ndërmjetësimit nga disa shtete anëtare në muajt e fundit, Dujarric tha se Guterres u bën thirrje palëve të vazhdojnë të kërkojnë të zgjidhin çdo mosmarrëveshje përmes diplomacisë.
