Bota

OKB do të sigurojë ndihmë ushqimore për 500 mijë persona në Mozambik

"Në Mozambik sigurojmë ndihmë ushqimore për 400 mijë persona dhe këtë shifër do ta rrisim në 500 mijë", tha përfaqësuesja e OKB-së për Mozambikun, Antonella D’Aprile

Gökhan Kavak  | 04.03.2021 - Përdıtësım : 04.03.2021
OKB do të sigurojë ndihmë ushqimore për 500 mijë persona në Mozambik

Stamboll

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se do të sigurojnë ndihmë ushqimore për 500 mijë persona të prekur nga konfliktet në vendin e Afrikës Lindore, Mozambik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e OKB-së për Mozambikun, Antonella D’Aprile në një deklaratë për media tha se "Në Mozambik sigurojmë ndihmë ushqimore për 400 mijë persona dhe këtë shifër do ta rrisim në 500 mijë".

Ndihmat do të kryhen në rajonin Cabo Delgado ku përjetohen konflikte mes forcave të sigurisë dhe organizatës terroriste Ansar al-Sunna tregoi D'Aprile, e cila shtoi se numri i njerëzve që largohen nga konfliktet rritet çdo ditë e më shumë dhe se duhet të jepet më shumë ndihmë.

Ansar al-Sunna kryen sulme prej 4 vitesh

Ushtria e Mozambikut zhvillon operacione kundër organizatës terroriste Ansar al-Sunna e cila u shfaq 4 vite më parë në Cabo Delgado, një rajon me një popullsi prej 2,3 milionë banorë në kufirin mes Mozambikut dhe Tanzanisë në të cilin ndodhen burime të gazit natyror dhe mineraleve të çmuara.

Dhjetëra mijëra njerëz që largohen nga sulmet dhe operacionet ushtarake, detyrohen të shkojnë me anije në qytetin Pemba.

Deri më sot në sulme kanë humbur jetën mbi 2 mijë njerëz dhe mbi 1,3 milion të tjerë përballen me krizën e sigurisë.

Në Mozambik 670 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve terroriste të organizatës Ansar al-Sunna kundër civilëve.

Grupi i armatosur që kryen sulmet në fjalë dhe për të cilin pretendohet se ka lidhje me DEASH-in, në mesin e popullatës lokale emërtohet si "al-Shabaab".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın